Jahmir Hyka ka qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij Luzern 3-0 ndaj Vaduzit.
Ylli i Kombëtares së Shqipërisë, arriti t’i shënoi dy gola në këtë sukses të Luzernit.
Tiranasi shënoi brenda shtatë minutave dy gola, ku fillimisht në minutën e 51-të pastaj edhe në të 58-tën.
Pas këtyre dy golave, Hyka është ngjitur në kuotën e pesë golave në kampionat si dhe ka bërë katër asistime.
Në këtë takim i plotë ishte edhe super mesfushori kosovar, Hekuran Kryeziu që nuk kalohej fare nga lojtarët e Vaduzit në mesfushë.
Ashtu si Hyka edhe Kryeziu ka pasur një paraqitje të mirë dhe u vlerësua lartë në fund të ndeshjes. /Telegrafi/