Jahmir Hyka ka vazhduar me formën e tij të mirë në kampionatin zviceran.
Mesfushori anësor i Luzernit, ka qenë titullar në sfidën ndaj Vaduzit të fituar nga skuadra e tij me rezultat të thellë 5-1.
Në këtë përballje Hyka arriti ta shënoi golin e fundit të ndeshjes në minutën e 74-të duke vulosur rezultatin final, por që ishte protagonist edhe në golin e parë pasi fitoi penalltinë për ekipin e tij.
Ndërkohë tre minuta më vonë mesfushori nga Tirana u zëvendësua, ndërsa për Luzernin në këtë përballje nuk u aktivizua fare kosovari Hekuran Kryeziu që u la në pushim nga trajneri Babel.
Tek Vaduzi mungoi Armando Sadiku për shkak të kartonëve, ndërsa sulmuesi tjetër Albion Avdijaj u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të.
Pas kësaj fitore Luzern është ngjitur në pozitën e katërt me 33 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=aZ7l6qNp_Ac