Site icon Telegrafi

Hyka kthehet te goli, humbasin Sadiku e Avdijaj (Video)

Jahmir Hyka rikthehet te goli. Futbollisti shqiptar shënoi në ndeshjen mes Young Boys dhe skuadrës së tij Lucernës, takim që formacioni i Hykajt e humbi me rezultatin 5-2.

Ish futbollisti i Tiranës dhe i Kombëtares shënoi golin e barazimit momental 2-2 në minutën e 47, kur i gjendur i vetëm para portës nuk gaboi me një goditje preçize për të festuar më pas me shokët e tij të skuadrës golin e tij të dytë sezonal.

Gjithsesi nuk ishte e thënë që Lucerna të merrte qoftë edhe një pikë në këtë transfertë pasi Young Boys e fituan ndeshjen me Guillaume Horau që shënoi dhe dy gola të tjerë, njëri mjaft interesant pasi realizoi në rrëshqitje e sipër, si dhe Miralem Sulejmanin që gjeti rrjetën për të vulosur fitoren 5-2, transmeton TCH.

Në takimin tjetër të së dielës së Super Ligës Zvicerane, Vaduzi ku luajnë Armando Sadiku dhe Avdijaj u mposht me rezultatin 2-0 nga Sion. Humbje kjo që komplikon akoma më tepër pozitat e Vaduz që ndodhet në vendin e fundit të klasifikimit, me 20 pikë pas 23 ndeshjesh. Gjithsesi shanset për mbijetesën janë aty pasi Lugano dhe Zurich janë respektivisht 1 dhe 2 pikë larg, dhe nga Superliga vetëm një skuadër bie në Kategorinë inferiore.

Exit mobile version