Telegrafi

Hyka ka nevojë për ndihmë, ta votojmë për futbollistin e muajit në Zvicër (Foto)

Mesfushori shqiptar i Luzernit, Jahmir Hyka ka kaluar një muaj të mrekullueshëm në kampionatin zviceran.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka qenë vendimtar për skuadrën e tij Luzern në kampionatin helvet.

Kështu Hyka është futur në garë për ta fituar çmimin si futbollisti më i mirë i muajit mars në Zvicër.

E përditshmja zvicerane, ‘Blick’, ka futur Hykën në garë me futbollistët tjerë si Guillerme Hoarau, Renato Steffen, Davide Chiumiento dhe Kim Kallstrom.

Hyka është duke ‘luftuar’ për pozitën e parë me zviceranin Renato Steffen dhe ka nevojë për votën tuaj për të fituar garën e futbollistit të muajit në Zvicër.

Për të votuar për Hykën, klikoni KËTU. /Telegrafi/