Telegrafi

Hyka me dy gola përmbys epërsinë e Baselit, ndëshkohet me të verdhë Xhaka (Video)

Mesfushori shqiptar, Jahmir Hyka, po kalon një formë të mirë fizike te Luzerni pasi sërish ka shënuar dy gola shumë të rëndësishëm në ndeshjen kundër Baselit.

Skuadra e Baselit kaloi shpejt në avantazh me anë të Suchy, ndërsa ish-lojtari i Kombëtares shqiptare në minutën e 18-të ka barazuar shifrat në 1-1, ndërsa 12 minuta më vonë realizoi golin e dytë personal.

Deri në këto momente Luzern po kryeson ndeshjen 2-1 kundër Baselit e cila provizorisht renditet në vendin e dytë në kampionatin zviceran.


Jahmir Hyka Goal – Luzern 1-1 Basel – 07-08-2016 by football__live
Jahmir Hyka Goal – Luzern 2-1 Basel – 07-08-2016 by football__live