Telegrafi

Hyka asiston, Luzerni nuk ndalet

Jahmir Hyka ka vazhduar me formën e mirë në kampionatin zviceran.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, ishte titullar në ndeshjen mes Luzernit dhe Thunit që përfundoi 3:0.

Anësori ka qenë protagonist në këtë takim duke asistuar në golin e dytë në ndeshje.

Ndërkohë në këtë takim trajneri Markus Babel kishte vendosur ta pushojë reprezentuesin e Kosovës, Hekuran Kryeziu i cili ka luajtur thuajse gjitha ndeshjet.

Pas pesë javëve në elitën e futbollit zviceran, Luzern ndodhet në pozitën e dytë me 12 pikë të tubuara, tri më pak se Baseli.

Ndërkohë Grasshopperi ka shënuar fitore 2:1 ndaj Sionit duke e rikthyer rezultatin në fund të takimit.

Alban Pnishi luajti gjatë 90 minutave, ndërsa titullar ishin edhe Mërgim Brahimi dhe Florian Kamberi që u zëvendësuan në fund të ndeshjes. /Telegrafi/