Site icon Telegrafi

I hyjnë në shtëpi katër persona të armatosur, e rrahin dhe i vjedhin para e telefon

Foto: Ilustrim

Një femër në Ferizaj ka njoftuar se derisa kishte qenë në shtëpi, brenda kanë hyrë katër persona të panjohur të cilët nën kërcënim të armës ia kanë grabitur disa para dhe një telefon celular.

Sipas viktimës të dyshuarit ndaj saj kanë përdorur dhunë fizike dhe si pasojë viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version