Nga dita e mërkurë hyn në fuqi ora policore e vendosur dy ditë më parë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve me qëllimi ndalimin e përhapjes së infektimeve me COVID-19 në Shqipëri.
Duke nisur nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme e deri në 06:00 të mëngjesit do të ndalohet qarkullimi i njerëzve, por dhe i mjeteve në rrugë pas kësaj ore, vetëm në raste pune apo emergjencave shëndetësore.
Ai që thyen këtë masë gjobitet me 10 mijë lekë [80 euro].
Gjithashtu në kuadër të masave kufizuese, në këtë fashë orare mbyllen edhe baret e restorantet do të jenë të mbyllura dhe do të punojnë me “delivery”.
Ndërsa, për të gjithë sektorët që do të jenë në punë në këtë orar ku ndalohet qarkullimi do të duhet të marrin autorizim në e-Albania. /Ora News/