Bukuria është një ndjenjë dhe hidratimi është themeli i lëkurës së shëndetshme, rrezatuese
Marigona Sokoli
Infermiere
Qendra estetike-dermatologjike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
Nëpër gjithë botën një HydraFacial kryhet çdo 15 sekonda. Kjo në thelb arrin në dy milionë trajtime të bëra globalisht vetëm vitin e kaluar.
Kjo është më shumë se numri i përgjithshëm i injeksioneve Botox të administruara në ShBA në 2018.
HydraFacial është një trajtim pa dhimbje, relaksues, i cili e bënë lëkurën tuaj më të butë dhe më rinore. Vepron në pastrim, gërryerje, hidratim, dhe shkëlqim të lëkurës.
Ky trajtim është një proces i fuqishëm detoksifikues që kombinon thithjen e vakuumit, mikrodermabrazionit të kombinuar me serume të acideve glikolike, laktike dhe salicilike.
Largon të gjitha papastërtitë sikur pikat e zeza; pikat e bardha, pastron poret e mbyllura dhe largon qelizat e vdekura.
Papastërtitë dhe toksinat grumbullohen në pjesën e pasme të makinës, ndërsa serumet absorbohen në lëkurë.
Hydrafacial është trajtim i cili zgjatë 45-60 min dhe është trajtimi më i mirë dhe më i shpejtë për rezultate të menjëhershme i cili është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Pas trajtimit nuk pritet ndonjë efekt negativ, përveç një skuqje – edeme të lehtë e cila tërhiqet brenda një ore.
Rekomandohet të aplikohen 2-4 seanca, varësisht nga gjendja e lëkurës. Seancat aplikohet çdo 10-14 ditë në cilëndo stinë të vitit. /Telegrafi/