Vetëm gjatë tri javëve të kaluara, huti-shqiponjë evropian ka sulmuar qindra banorë të qytetit Purmerend, në veri të Holandës, ndërsa shumë prej tyre kanë kërkuar trajtim mjekësor.
Sulmin e fundit ajror huti e realizoi të martën ndaj dy sportistëve kurse njëri prej tyre ka pasur gjashtë qepje në kokë. Banorët kanë thënë se deri më tani huti ka realizuar 15 sulme, raporton AFP, transmeton Koha.net.
“Gjatë ditës nuk ka problem, por natën qytetarët janë të pajisur me ombrella, helmeta dhe kapela, çdo gjë që mund t’i mbrojë nga sulmet e tij”, ka thënë De Bruijn.
“Problemi është se ju nuk mund ta dëgjoni hutin para se t’ju sulmojë. Krahët e tij janë të mprehtë si shpata”, ka thënë ajo. “Ne shpresojmë në kapjen e tij”.
Ky hut është njëri prej më të mëdhenjve në Evropë. Me hapjen e krahëve ai mund të jetë i gjatë 180 centimetra kurse peshon vetëm 3 kilogramë.