Telegrafi

Hutchison: Të gjithë punojmë që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotë e NATO-s

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Kay Bailey Hutchison, në brifing me gazetarët para këshillit ministror të nesërm për mbrojtjen e Aleancës theksoi se po përpiqen në maksimum që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotë në dhjetor në Samitin e NATO-s në Londër.

“Shpresojmë se kjo do të ndodh në takimin e liderëve në dhjetor, është një gjë ku të gjithë punojmë, por secili vend anëtar ka kërkesa të ndryshme nga kuvendet e tyre për ta miratuar dhe vërtetuar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Hutchison, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sa i përket procedurës së Senatin amerikan, ajo theksoi se shpreson se ratifikimi do të ndodh këtë verë dhe më së voni në vjeshtë.

Lexo po ashtu Stoltenberg: Shpresoj që deri në dhjetor Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotë e NATO-s

“E dimë se të gjitha vendet e përkrahin Maqedoninë e Veriut”, tha Hutchison duke shpresuar se në fund të këtij viti do të ketë festë të shkëlqyer për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO./Telegrafi/