Telegrafi

Hutchison: NATO po formon ekipe për të luftuar kërcënimet hibride në Maqedoninë e Veriut

NATO po formon ekipe për të luftuar kërcënimet hibride në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, pasi një lajm i rremë dhe dezinformim nga Rusia dhe Kina shkaktuan lëkundje të madhe ne krizën pandemike të coronavirusit në Ballkanin Perëndimor, tha për AIM-në ambasadorja amerikane në Aleancë, Kay Bailey Hutchison.

“Aleanca pret informata shtesë nga Shkupi për formimin e një ekipi të tillë për Maqedoninë e Veriut, i cili synon të përgatisë mediat e vendit për të shkëputur fushatat dezinformuese nga Rusia”, tha ambasadorja në një video konferencë gjatë brifingut me gazetarët në Uashington, duke theksuar se ekipi tashmë është vendosur në Mal të Zi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas ambasadores, si anëtare më e re në NATO, Maqedonia e Veriut është një shënjestër e veçantë e fushatës dezinformuese të Kremlinit.

“Një lajm shumë i rremë po përhapet në Maqedoninë e Veriut në lidhje me coronavirusin dhe ndihmës për pajisjet që NATO i ka dhënë aleates për t’u marrë me krizën emergjente”, shtoi Hutchison.

Sipas saj, dezinformimi nga Rusia ka ndodhur për një kohë të gjatë, edhe kur Maqedonia e Veriut kërkoi të bëhej anëtare e NATO-s, ndërsa vazhdoi kur u konfirmua pranimi i vendit në Aleancë./Telegrafi/