Ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison përsëriti sot se të gjithë presin që flamuri i Maqedonisë së Veriut të fillojë valojë përpara selisë së Aleancës në Bruksel shumë shpejt, më herët në pranverë.
Hutchison nesër do të marrë pjesë në takim të ministrave të mbrojtjes së Aleancës në Bruksel. Në një konferencë shtypi sot, ajo tregoi se në takim do të diskutohen prioritetet dhe udhëzimet të dhëna “në samitin e NATO-s në dhjetor”.
Një nga prioritetet e këtij viti është zgjerimi i Aleancës me një vend tjetër, Maqedoninë e Veriut, pasi që u bë ratifikimi në Kuvend nga të gjitha vendet anëtare.
“Flamuri i Maqedonisë do të valëvitet para Brukselit në fillim të pranverës. Maqedonia jonë aleate ka bërë një punë të shkëlqyeshme me reformat. Falënderime për durimin dhe udhëheqjen në zgjidhjen (çështjes së emrit) që ishte thelbësore për fillimin e tërë procesit të anëtarësimit”, tha ajo./Telegrafi/