Site icon Telegrafi

“Hustlers” ndalohet në Malajzi për shkak të ‘përmbajtjes së tepruar‘

Një film rreth striptisteve që interpretohet edhe nga Jennifer Lopez është ndaluar në Malajzi për shkak të ‘përmbajtjes së tepruar dhe të pahijshme’.

Malajzia e ka konsideruar “Hustlers” të Lorene Scafaria shumë vulgare për audiencën.

Bordi i censurimit të filmit në vend tha se gjokset e zhveshura, vallet erotike dhe skenat që paraqesin drogë e bënë atë ‘jo të përshtatshëm për shfaqjen publike’.

Filmi Hustlers (Foto: YouTube)

Square Box Pictures, kompania që bën shpërndarjen e filmit “Hustlers” në Malajzi, konfirmoi ndalimin e mediave sociale.

Përveç këtij filmi, Malajzia në fillim të këtij viti censuroi edhe skenat e seksit ‘gay’ në Rocketman.

Lexo po ashtu Jennifer Lopez tregon sfidat e dhimbshme që kaloi për rolin e saj në "Hustlers"

Filmi, i cili interpretohet edhe nga Conhent Wu dhe Julia Stiles së bashku me Lizzo dhe Cardi B në role më të vogla, është i bazuar në një histori të vërtetë dhe është frymëzuar nga një artikull i ‘New York Magazine’, që u bë viral në vitin 2015.

BBFC (Bordi Britanik i Klasifikimit të Filmit) i dha filmit “Hustlers” certifikatën 15 (asnjë i ri nën 15 vjeç nuk mund të blejë një video ose të shohë një film me këtë vlerësim në një kinema) për shkak të ‘lakuriqësisë së seksualizuar, referencave të forta seksuale, keqpërdorimit të gjuhës dhe të drogës”.

“Hustlers” ngazëlleu audiencat në Festivalin e Torontos, që njihet si një nga festivalet më prestigjioze dhe më të mëdha të filmit në botë.

Filmi u quajt si ‘qesharak, emocionues, fuqizues, dhe në momente i frikshëm’, gjersa performanca e aktores Lopez po cilësohet si më e mira qysh nga filmi i njohur i saj, “Out of Sight”.  /Telegrafi/

Exit mobile version