Ata janë një nga çiftet që tashmë kanë bërë bujë të madhe në faqet rozë e po ashtu edhe në rrjetet sociale.
Fjala është për këngëtaren nga Gjilani, Genta Ismajli dhe partnerin e saj, biznesmenin turk Huseyin Usta.
Dyshja, të cilët janë të lidhur prej më shumë se dy vitesh, vazhdojnë të shijojnë çdo moment së bashku.
Së fundmi, ka qenë Usta ai i cili i ka bërë një dedikim të dashurës në një fotografi të shkëputur nga xhirimet e klipit të ri.
“Ju jeni gjëja më e bukur në botë, e dashura ime”, ka shkruar ai.
Usta tashmë po qëndron prapa çdo projekti të artistes shqiptare, duke u bërë një nga përkrahësit më të mëdhenj të saj.
Të njëjtit po jetojnë mes Zvicrës e Turqisë, si dy nga vendet e Huseyin në të cilat ka ndërtuar jetën. /Telegrafi/