Site icon Telegrafi

Huruglica: Reforma dhe luftë kundër kontrabandës

Në një bisedë për “Lajm”, Huruglica ka thënë se rizgjedhja e tij, në këtë post është si reflektim i rezultateve të punës së tij.

“Gjatë këtyre 3 viteve që do të jem në këtë pozitë do të vazhdoj në reformimin e organizatës, dhe në këtë rrugë edhe arritjen e standardeve më të mira evropiane. Kuptohet se përveç këtyre angazhimeve do të kemi prioritet edhe në mbledhjen e të hyrave dhe obligimet që na japin institucionet në mbledhjen e taksave”, tha Huruglica.

Drejtori i rizgjedhur, Huruglica thotë se janë duke punuar në vazhdimësi për marrjen e kompetencave në pikat 1 dhe 31 në veriun e Kosovës, të cilat janë të mbikëqyrura nga EULEX-i. “Tash por edhe gjatë kohës kur ka ndodhë djegia e këtyre dy pikave kemi përmendur vazhdimisht se funksionalizimi i pikave nuk varet ekskluzivisht nga Dogana, por është një çështje më komplekse”, thotë Huruglica.

Ndërkaq, duke folur për importin që bëhet në vendin tonë, ai tha se vendet kryesore nga bëhet importi janë Serbia, Maqedonia, Gjermania dhe Shqipëria na e cila importi është duke shënuar rritje kohëve të fundit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version