Telegrafi

Huruglica: Nuk kemi pasur bazë ligjore për të ndaluar importin e duhanit

Sipas Huruglicës, akciza për duhan ka hyrë në fuqi në fund të dhjetorit 2009, ndërsa porosi për importim të duhanit nga 6 kompani përkatëse ishte bërë gati 3 muaj më herët. “Cilado kompani që mund të importoj duhan në Kosovës, është e obliguar që fillimisht të bëjë kërkesën në doganë, pas aprovimit të kërkesën dhe pasi të paguhet akciza prodhuesve përkatës u dërgohen banderolat për shtypje dhe pastaj sasia e porositur mund të importohet.

Krejt kjo procedurë mund të merr kohë nga 6 deri në 8 javë, ka shpjeguar Huruglica. Zyret e doganave të Kosovës, të ministrisë së ekonomisë dhe financave si dhe disa shtëpi private ishin bastisur nga EULEX-i të enjten e kaluar. Bastisjet kanë ardhur si pasojë e hetimeve për normën e akcizës për vitin 2008.

Kjo ishte bërë për shkak se prej janarit të vitit 2009, akciza për një kilogram duhan do të ishte 21 euro, ndërsa deri në fund të vitit 2008 paguhej 17 euro për një kilogram duhan të importuar. /Telegrafi/