Telegrafi

Huracan Superlaggera, kapet duke u testuar në terrenin me borë (Foto)

Lamborghini është një super-makinë që bën namin nëpër rrugë normale dhe pista garash, por asnjëherë nuk është parë të lëvizë nëpër terren me borë apo të ngrirë.

Pikërisht në një vend të tillë, është parë duke u testuar modeli i ri i Huracane Superlaggera, transmeton Telegrafi.

Shtresa për kamuflazh dhe sipërfaqja e bardhë në ambient, bëjnë që të mos vërehet asnjë detaj. Madje, sipas të gjitha gjasave duket se nuk ka ndonjë ndryshim nga modelet e mëparshme.

Besohet se pjesa e jashtme nuk do të ndryshojë aspak, por do të punohet në mënyrën e lëvizjes, si dhe sistemin e përshtatjes me një rrugë të ngrirë.

Mediet që merren me automobilizëm, besojnë se Lamborghini po punon në këtë model për të plotësuar kërkesat e dashamirëve të sporteve dimërore, të cilët duan të shkojnë deri te pistat e skijimit me veturat e tyre të shtrenjta.

Këtë makinë dhe karakteristikat e saj do t’i mësojmë gjatë vitit të ardhshëm në Geneva Motor Show. /Telegrafi/