Telegrafi

Hunterlaar e dëshiron Interin

Kontrata e holandezit me skuadrën gjermane Schalke 04 përfundon në fund të sezonit dhe spekulimet nuk ndalin për një largim të tij në janar. Dhe një prej stacioneve të mundshme është përmendur edhe Interi, edhe pse lojtari më herët ka veshur fanellën e rivalit lokal, Milanit.

“Atij nuk do t’i pengonte të luante në Milano përsëri, e veçanërisht për Interin, sepse ata do t’i jepnin një mundësi të mirë për të dëshmuar se ai është një lojtar i madh”, ka thënë për Metro agjenti i Huntelaar, Arnold Oosterveer./Telegrafi/