Telegrafi

Huntelaar: Shpresoj gjërat të përmirësohen tash

Holandezi ishte afër largimit në janar pas një fillimi të dobët të sezonit në Serie A, por e theu errësirën në mënyrën më të mirë, duke shënuar dy gola të shpejtë në minutat shtesë të ndeshjes së mbrëmshme, që i sollën edhe fitoren Milanit.

“Ne vërtet dëshiruam ta fitojmë këtë ndeshje dhe në fund e bëmë. Kam punuar shumë të luaj dhe të shënoj, andaj jam shumë i lumtur që më në fund ia dola dhe shpresoj se gjërat do të vazhdojnë të bëhen edhe më të mira”.

“Të gjithë ishin të lumtur me mua dhe të gjithë festuam së bashku, andaj ndjehem shumë pjesë e këtij grupi”, ka thënë Huntelaar./Telegrafi/