Telegrafi

Huntelaar nuk do të transferohet te Stuttgart

Huntelaar është në listën e lojtarëve që do të largohen nga Santiago Bernabeu, ndërsa mediat gjermane kishin spekuluar se Reali ka arritur marrëveshje me Stuttgartin për transferimin e holandezit.

Sido që të jetë, “AS” shkruan se Huntelaar i ka mbyllur bisedimet me ekipin gjerman për arsye se Stuttgarti nuk dëshironte t’ia japë pagën e kërkuar nga ish-sulmuesi i Ajaxit.

Ndërkohë, thuhet se Huntelaar do të transferohet në Angli, te Tottenham Hotspur ose Arsenal.