Telegrafi

Huntelaar nënshkruan kontratë të re me Schalke 04

E ardhmja e 29 vjeçarit ishte në dyshim kohëve të fundit, pas spekulimeve të shumta që e lidhnin atë me shumë klube të njohura evropiane, por tani gjithçka është bëre e qartë nga vetë lojtari, i cili ka nënshkruar kontratë të re me klubin.

”Jam shumë i lumtur të ndaj këtë lajmë të mirë me ju. Kam nënshkruar kontratë të re me Schalke 04 deri në vitin 2015..!!”, ka thënë Huntelaar në profilin e tij në Twitter.

Ai më vonë postoi edhe në profilin e tij në Facebook duke thënë: “Dua t’i falënderoj të gjithë tifozët e Schalkes për durimin e tyre gjatë kësaj periudhe. Prej fillimit unë kam pas një ndjenjë të mirë për klubin dhe tifozët”.

”Unë besoj sene mund të arrijmë gjëra të bukura në Bundesliga dhe në Ligën e Kampionëve. Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi të madh”, përfundoi Huntelaar./Telegrafi/