Telegrafi

Huntelaar: Mund të largohet nga Milani

Holandezi këtë verë u transferua në San Siro nga Real Madridi, por po fiton shumë pak rast loje nga trajneri Leonardo. Nën fanellën e rosonerëve ai ka shënuar vetëm dy gola, të dyja në takimin kundër Cattanias në minutat e fundit të ndeshjes, që i sollën edhe tre pikë Milanit.

“Nuk e di nëse e ardhmja ime do të jetë në Milan. Deri tash nuk luaj shumë dhe po afrohet kampionati botëror. Të gjithë dëshirojnë të jenë atje, por e di se nëse vazhdoj të qëndroj në stolin e rezervave, do ta humbas këtë rast. Nuk dua që kjo të ndodhë”, ka thënë Huntelaar./Telegrafi/