Telegrafi

Huntelaar: Kam pasur oferta nga Anglia

Holandezi është lidhur me klube si Liverpool dhe Arsenal gjatë disa muajve të kaluar, por vendosi të nënshkruajë vazhdimin dyvjeçar të kontratës së tij me Schalken, e cila skadonte në fund të sezonit.

“Një numër klubesh nga Anglia u interesuan për mua. Megjithatë, unë kurrë nuk kam hapur biseda me asnjërën prej këtyre skuadrave. E kam pyetur veten nëse dua të qëndroj ose të shkoj në Angli. Liga Premier është e vetmja top-ligë në Evropë ku nuk kam luajtur”.

“Megjithatë, më e rëndësishme për mua ishte që familja ime ndjehet mirë. Dhe ne kemi gjithçka që na duhet këtu te Schalke”, ka thënë Huntelaar për Welt. /Telegrafi/