Telegrafi

Huntelaar i gatshëm të largohet nga Milani

Sulmuesi 26-vjeçar është duke luftuar për vend në ekipin e parë të Milanit që nga fillimi i sezonit, kur u transferua nga Real Madridi.

“Jam duke menduar për një largim. Kur bisedova me drejtuesit, ata më pohuan se kanë besim në mua. Kjo është e rëndësishme pasi përzgjedhësi i kombëtares më ka shpjeguar disa herë se është e nevojshme të luaj për klubin, për të siguruar vend në kombëtare”, ka thënë Huntelaar për Telegraaf-in holandez.

“Dua të mbetem në një kampionat të fuqishëm me qëllim që të tregoj se vlej për Milanin. Do të doja të largohem diku si huazim deri në fund të sezonit dhe pastaj të rikthehem në San Siro”, ka thënë Huntelaar./Telegrafi/