Telegrafi

Huntelaar dhe 35 milionë euro për Ibran?

Sipas El Mundo Deportivo, presidentit të Milanit, Silvio Berlusconi, i është tërhequr vëmendja nga spekulimet që thoshin se Ibra dëshiron të rikthehet në Itali, ndërsa ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e ish yllit të Interit.

Milani shpreson të arrijë marrëveshje me Barcelonën për sulmuesin suedez, duke bërë ofertë prej 35 milionë eurosh, ndërsa nuk përjashtohet përfshirja e lojtarëve të tjerë në këtë ofertë. Emrat më të lakuar janë Klaas-Jan Huntelaar dhe Marco Boriello.

Ibra është i entuziazmuar nga interesimi i Milanit, pasi që rikthimi i Rossonerëve në piedestalin e futbollit italian, për të do të ishte një sfidë e re. Drejtuesve të Barcelonës nuk u nxitohet, ndërsa presin ofertë edhe nga Manchester City që po tregohet i interesuar. /Telegrafi/