Telegrafi

Huntelaar dëshiron të luajë kundër Livornos

Pasi nuk u paraqit në ndeshjen e parë kundër Sienas, Huntelaar bëri një paraqitje të shpejtë në derbin ndaj Interit. Por, holandezi shpreson të luajë një kohë më të gjatë në ndeshjen e radhës.

“Dua të më jepet mundësia të bëj atë për të cilën jam blerë ta bëj dhe kjo është të luaj. Jam mësuar me pak kohë në Real, por kam gjetur një situatë tjetër me Milanin. Sidoqoftë, mund të tregoj kualitetet e mia vetëm nëse më jepet hapësirë në ekip”, ka thënë Huntelaar.