Telegrafi

Hungaria me plan për reduktimin e borxhit publik

"Plani ekonomik i qeverisë hungareze është një hap në rrugë të mbarë”, theksoi FMN duke nënvizuar se masat do të mundësojnë reduktimin e borxhit publik duke ulur shpenzimet.

FMN sugjeroi gjithashtu zgjerimin e planit me masa konkrete për reduktimin e efektivave në të gjitha nivelet e administratës. Institucioni theksoi gjithashtu se ristrukturimi i ndërmarrjeve të transportit në përgjithësi mund të jetë më ambicioz. /Telegrafi/