Telegrafi

Hungaria fiton ndeshjen dramatike ndaj Skocisë në sekondat e fundit

Hungaria ka triumfuar 1-0 ndaj Skocisë në rrethin e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, përkatësisht Grupi A.

Përballja nisi me një tempo të qetë, me dy skuadrat që luanin sigurt dhe dëshironin të përfitonin nga gabimet e njëra-tjetrës.

Rasti i parë serioz dhe i pari në 45 minutat e parë erdhi në minutën e 41-të, kur Willi Orban rrezikoi nga gjuajtja e lirë, por që përfundoi jashtë.

Lexo po ashtu Momente paniku në ndeshjen Skoci-Hungari, lojtari largohet me veturë emergjence nga fusha

Pjesa e dytë ishte më dramatike, por jo nga numri i rasteve për gol.

Në minutën e 67-të, Barnabas Varga u godit me gju në kokë nga portieri i Skocisë, duke mbetur i shtrirë në fushë për disa minuta.

Lëndimi ishte tejet i rëndë dhe lojtari hungarez u largua me makinë urgjence nga stadiumi, për të shkuar në spitalin e Shtutgartit.

Gjendja e Varga raportohet të jetë jo e lehtë, ndërsa pritet që të ketë raportimet shtesë në lidhje me gjendjen e lojtarit.

 

Ndeshja vazhdoi me 10 minuta lojë shtesë, ndërsa Hungaria realizoi për 1-0 në sekondat e fundit të ndeshjes me anë të Roland Sallait.

Në Grupin A, Gjermania e mbyll si lider me shtatë pikë, Zvicra me pesë, Hungaria me tre dhe Skocia me një. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore