Heroinë me vlerë prej gjysmë milionë euro është gjetur nga policia hungareze në makinën e një shtetasi të Maqedonisë. Droga prej 11 kilogramëve ka qenë e paketuar në 15 qese.
Siç njofton RTS, në hyrje të Hungarisë nga Serbia, policia hungareze gjatë kontrolleve në makinën “BMW X5”, e cila është drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë, ka gjetur drogën nën karrigen e bashkëudhëtarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shtetasi i Maqedonisë është arrestuar dhe ndaj tij do të ngriten procedurat adekuate./Telegrafi/