Telegrafi

Hungarezët protestojnë kundër kursimeve

Protesta më e madhe u zhvillua para parlamentit në Budapest, ku mijëra ushtarë, zjarrfikës dhe policë akuzuan qeverinë, se nuk respekton të drejtat e punëtorëve. Kryeministri Viktor Orban dëshiron të rrisë nivelin e punësimit për t’i dhënë hov zhvillimit të ekonomisë dhe për të ulur borxhet e larta të shtetit.

Niveli i borxhit është mbi 80 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB).

Punonjësit në profesione me rrezikshmëri të lartë, si policët, ushtarët dhe minatorët dilnin deri tani në pension në moshën 57 vjeçare, pesë vjet më parë se të tjerët, në qoftë se për arsye shëndetësore nuk mund të punonin më. /Telegrafi/