Telegrafi

Humoristi Rasim Thaçi pozon duke shërbyer çaj në shtëpi: Në çfarë gjendje kam ardhë

Foto: Rasim Thaçi/Instagram

Humoristi i njohur, Rasim Thaçi – Cima, duket se po e shfrytëzon rastin që në ditët e karantinës të tregohet më atraktiv për fansat e tij.

Së fundmi, ai publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej duke shërbyer tabakanë me çaj në shtëpinë e tij.

Duke e quajtur si një veprim jo të zakonshëm që e bënë, hmoristi Thaçi thotë se ky është niveli ku ka rënë gjatë këtyre ditëve të izolimit.

“Fytyra po të kallxon në çfarë gjendje jom ardh”, kanë qenë fjalët e aktorit në mbishkrimin e fotografisë.

Përndryshe, Rasim Thaçi është shpesh aktiv në rrjetet sociale me të tilla postime, për të ngritu lart humorin e ndjekësve të tij të shumtë. /Telegrafi/