Sonte në emisionin “Dueli i Botërorit”, që transmetohet në RTV Dukagjini, i ftuar ka qenë edhe humoristi i njohur, Rasim Thaçi – Cima.
Përveç komenteve rreth Kampionatit Botëror, Cima ka kujtuar edhe kohën kur ka qenë futbollist, kohë të cilën thotë se e kujton me nostalgji.
Tutje, ai ka komentuar edhe gjestin e Diego Armando Maradonës sot pas golit të fitores të shënuar pesë minuta para fundit të kohës së rregullt nga Marcos Rojo, në ndeshjen Argjentinë-Nigeri.
Maradonna nuk ishte përmbajtur aspak ,duke iu drejtuar gishtat e mesën tifozëve të Nigerisë.
Në momentin që kjo pjesë është shfaqur në ekran, humoristi Thaçi nuk ka lënë pa komentuar këtë gjest, duke aluduar në drogimin e tij.
“Mua ma merr mendja sipas qehres, ky i ka mbushur pak hundët, sepse a sheh sytë herë i çelë e herë i mbyllë”, ka thënë Cima duke komentuar pamjet e Maradonnës në ekran.
Përveç humoristit Cima, të ftuar në këtë mbrëmje ishin edhe: Ismet Munishi (trajner/analist), Bylbyl Sokoli (trajner/analist), Hekuran Krasniqi (këngëtar) dhe Jehona Shala (futbolliste). /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=B6wWnfSW-FY