Site icon Telegrafi

Humori ndikon në mënyrën se si ne pasqyrojmë ngjyrat

Ç’ngjyrë dalloni kur shihni këtë imazh? Me shumë mundësi nëqoftëse jeni të lumtur, përgjigjja do të jetë kaltër e thatë. Por nëqoftëse humori juaj nuk është në gjendje të gëzueshme, nuk do të arrini të përcaktoni mirë ngjyrën: ndoshta e kaltër? Apo vjollce? Sepse, siç thonë kërkuesit shkencorë, duket se trishtimi ndryshon perceptimin që kemi mbi ngjyrat.

Në një studim, të publikuar tek “Psychological Science”, janë analizuar përgjigjet e më shumë se 200 studentëve universitarë, menjëherë pasi kanë parë një video të trishtuar apo edhe zbavitëse.

Në provën e parë, 127 studentë u ndanë në dy grupe. Grupit të parë i është dhënë të shohin një video të trishtuar, ndërsa grupit të dytë një video të gëzueshme. Në vazhdim është testuar kapaciteti i tyre për të identifikuar ngjyrat. U vu re që personat të cilët kanë parë videon me motive trishtimi nuk ishin në gjendje të dallonin me saktësi ngjyrat, ashtu si arritën pjesëtarët e grupit tjetër.

Një test i ngjashëm u është bërë 130 pjesëmarrësve (gjysmës së të cilëve u dha të shihnin një video me motive emocionale neutrale dhe gjysmës tjetër një video me motive trishtimi): rezultati i njëjtë. Studentët që kishin asistuar në të parit e videos së trishtë nuk ishin të qartë në dallimin e ngjyrave si grupi tjetër.

“Rezultatet tona tregojnë që humori mund të influencojë mënyrën se si shohim rreth nesh”, ka thënë Christopher Thorstenson, kërkues shkencorë në fushën e psikologjisë pranë Universitit Rochester, i cili ka qenë personi që ka drejtuar studimin”.

“Puna jonë ka avancuar në këtë drejtim. Kemi arritur të konkludojmë që trishtimi shkatërron në mënyrë specifike proceset e të parit, sidomos kur kemi të bëjmë me dallimin e ngjyrave”. /Telegrafi/

Exit mobile version