Site icon Telegrafi

“Humori hallall”, humoristi që i bënë hoxhallarët të qeshin (Video)

“Statistikat e fundit tregojnë se 35% e shqiptarëve jetojnë në depresion, 35% në stres, dhe 35% në Zvicër apo Gjermani m’doket jetojnë…. edhe e kam pa të arsyeshme që të dal me bo humor…”.

Kështu e ka nisur serinë e tregimeve humoristike, Hazbi Ahmeti, një prej komedianëve më të njohur tek komuniteti mysliman në Maqedoni, në promovimin e librave të hoxhës Shefqet Krasniqit, i njohur për qëndrimet e tij kontroverse bazuar në islam.

Lexo po ashtu Ironia e motit, në Itali nisin reshjet e borës (Video)

Me emrin skenik Hazbi Therra, ai është i vetmi humorist që ftohet në organizime të hoxhallarëve, shkruan insajderi.

Madje Hazbi Therra nuk mungon gati në asnjë prej organizimeve të hoxhallarëve në Kosovë dhe Maqedoni.

“Po i nguci hoxhallarët sepse xhemati kënaqet kur i nguci hoxhallarët, edhe pse hoxhallarët nuk meritojnë me i ngucë, meritojnë veç lëvdata dhe komplimente”, thotë ai në një video para se të tregojë një barsoletë për hoxhën që i thotë dikujt “mos me ngu gruan”.

Humoristi gjithashtu është edhe një prej figurave publike që bashkë me reperin Gold AG janë përkrahës të mëdhenj të hoxhallarëve.

Exit mobile version