Telegrafi

Humori boshnjak irriton serbët: E qesin në shitje gurin që e goditi në kokë Vuçiqin! (Foto)

Shpallja u bë dje, më 11 korrik, ndërsa në të thuhet se shitet “guri që e goditi Vuçiqin në kokë”. Çmimi i ofruar është 1500 marka konvertibile (767 euro), ndërsa si ilustrim është një grumbull gurësh e po ashtu skena e sulmit ndaj Vuçiqit në Potoçar, transmeton Telegrafi.

Dihet, Vuçiqi e ka pranuar se një gur e goditi e se ia ka thyer syzet. Natyrisht, vështirë të besohet se në shitje është guri i njëjtë. Fjala mbase është për humorin boshnjak, apo ndoshta për tentim përfitimi material. Sidoqoftë, shpallja ka irrituar mjaftë shumë opinionin serb. /Telegrafi/