Në këto ditë të ftohta kanë ngrirë edhe tubacionet e ujit të pijshëm.
Me këtë problem është ballafaquar edhe shqiptari në video, të cilit i duhet uji për punët e përditshme.
Kështu, këtij banori të Kasharit i ka shkuar në mendje një “shpikje” që nuk e shikojmë çdo ditë. Ai ka mbushur me dru një karrocë dore, e ka ndezur një zjarr të mirë dhe e ka vendosur në skelën që mban bojlerin – në mënyrë që uji të nisë të shkrijë.