Site icon Telegrafi

Humnera në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku dyshohet se e gjeten vdekjen dy të rinjtë (Foto)

Arianit Bytyqi dhe Gentrit Gallopeni janë dy të rinjtë që humbën tragjikisht jetën në autostradën “Ibrahim Rugova”, në orët e para të mëngjesit sotëm.

Ata dyshohet se kanë gjetur vdekjen, derisa kanë provuar të kapërcejnë hapësirën në mes, e cila ndanë dy trasetë e autostradës.

Për vdekjen e dy të rinjve, ka njoftuar edhe agjencia “Sharr Travel”, të cilët edhe u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Për rastin zyrtarisht kanë folur edhe nga Policia e Kosovës, ku kanë treguar se hapsira mes dy traseve është rreth 3 metra.

Lexo po ashtu Dy të rinj humbën jetën në autostradën “Ibrahim Rugova”

“Në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër  kanë rënë në humnere pasi që hapësira në mes dy traseve është afër 3m. Viktimat kanë qenë punëtor të kompanisë së udhëtimeve ( konduktor)”, thuhej në njoftimin e Policisë lidhur me rastin.

Exit mobile version