Bayern do të takohet sonte me Arsenalin në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Por, teksa futbollistët bavarezë po hipnin në autobusin e klubit, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.
Në fakt, Mats Hummels para se të hynte në autobus ka derdhur kafen në trup dhe kjo ka bërë që të gjithë të qeshin me mbrojtësin gjerman, transmeton Telegrafi.
“Në stilin tim,” Hummels është përgjigjur rreth këtij incidenti duke e publikuar videon në Twitter.
Kujtojmë se Bayerni takimin e parë e ka fituar me rezultat të thellë 5-1 ndaj Arsenalit. /Telegrafi/
Läuft bei mir pic.twitter.com/jgyMhud1C6
— Mats Hummels (@matshummels) March 6, 2017