Mats Hummels ka shprehur keqardhje për ish-trajnerin e tij te Dortmundi, Jurgen Klopp, pasi ky i fundit po kaloj një periudhë të keqe me skuadrën e tij, Liverpoolin.
Liverpooli është duke përjetuar kohë të vështira këtë fillim viti, pasi ka radhitur humbjet dhe është eliminuar nga dy kupat në Angli dhe kjo situatë e bën të ndihet keq mbrojtësin gjerman, Hummels.
“Unë bëj shumë për Klopp. Ia shikoj ndeshjet nëse kam kohë – gati çdo ndeshje”, ka thënë fillimisht Hummels për ‘Goal’.
“Natyrisht që më vjen keq mua, pasi ai është duke pasur një periudhë të tillë të keqe në këtë moment. Ata u eliminuan nga FA Cup dhe League Cup”, përcjell Telegrafi.
“Unë jam duke e mbështetur atë dhe unë i dëshiroj sukses. Ata janë duke pasur një kohë të vështirë në këtë moment”, përfundoi mbrojtësi gjerman. /Telegrafi/