Mats Hummels thotë se ndjehet shumë keq që nuk do të luajë në gjysmëfinalen e Euro 2016 për Gjermaninë.
Qendërmbrojtësi i Bayernit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në garë të shtunën në çerekfinale kundër Italisë dhe si rezultat do të mungojë në gjysmëfinalen e së enjtes kundër Francës apo Islandës.
27-vjeçari megjithatë thotë se është i sigurt se Gjermania ka shanse dhe beson se do të jetë i freskët për finale.
Lexo më shumë: Dhjetë lojtarët që femrat çmenden pas tyre në Euro 2016 (Foto)
“Kartonin e dytë të verdhë e përjetova rëndë, për shkak se jam suspenduar. Por trupi im mund të pushojë dy ose tre ditë më shumë”, ka thënë Hummels që pritet të zëvendësohet nga shqiptari Shkodran Mustafi.
Franca luan me Islandën të dielën në mbrëmje në çerekfinalen e fundit për të caktuar rivalin e Gjermanisë.