Chelsea do ta luaj ndeshjen e dytë në Ligën e Evropës këtë edicion.
Skuadra e Maurizio Sarrit do të ketë përballë ekipin hungarez MOL Vidi.
Në ndeshjen e parë londinezët triumfuan në udhëtim te PAOK-u me rezultat minimal 1-0.
Tani skuadra angleze do të synojë të marrë edhe një tjetër tre pikësh për të bërë një hap të madh drejt kalimit të grupit.
Here come the Blues! 👊 #CHEVID pic.twitter.com/QbvNIfl31M
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 4, 2018
Trajneri italian i Chelseat, Maurizio Sarri ka bërë disa ndryshime në formacion, duke pushuar lojtarët kryesorë si Kante, Hazard, Jorginho, Luiz apo Alonso.
Formacionet zyrtare:
Chelsea: Kepa, Zappacosta, Cahill, Christensen, Emerson, Fabregas, Kovacic, Loftus-Cheek, Pedro, Willian, Morata.
Our starting 11 for today's game! #CHEVID pic.twitter.com/zbpZJXCmzt
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 4, 2018
MOL Vidi: Tujvel, Fiola, Vinicius, Scepovic, Stopira, Nikolov, Nego, Milanov, Juhasz, Hadzic, Huszti. /Telegrafi/