Telegrafi

Humbjet e kompanive ajrore 2.8 miliardë dollarë

Ky përmirësim është rezultat i rimëkëmbjes së fuqishme të kërkesës që filloi në fund të vitit të kaluar dhe ka vazhduar në muajt e parë të vitit 2010. IATA gjithashtu ka zvogëluar vlerësimin e mesatareve të humbjeve të industrisë në vitin 2009 në 9.4 miliardë dollarë nga 11 miliardë dollarë sa është pritur më parë.
IATA pret që kërkesa e pasagjerëve do të rritet gjatë këtij viti për 5.6 %, pas rënies për 2.9 % në vitin 2009, ndërsa transporti i ngarkesave duhet të rritet për 12 % pas rënies prej 11.1 % vitin e kaluar.
Kur është fjala për karburantet, IATA parasheh se bareli i naftës gjatë këtij vitit do të kushtojë mesatarisht 79 dollarë apo 17 dollarë më shumë se mesatarja e vitit të kaluar.
Duke llogaritur efektet e rritjes së kapaciteteve dhe çmimit të lartë të karburantit, për karburant industria ajrore gjatë këtij viti duhet të ndajë 132 miliardë dollarë, 19 miliardë dollarë më shumë se në vitin 2009.
IATA parasheh se edhe të ardhurat e industrisë ajrore në vitin 2010 do të arrijnë në 522 miliardë dollarë, përkatësisht 44 miliardë dollarë më shumë se sa është parashikuar më parë dhe 43 miliardë dollarë më shumë se në vitin 2009.