Telegrafi

Humbjet e firmave financiare: 2.8 trilionë dollarë

Për sa i përket rolit të FMN-së, ideja është që ai duhet të jetë i aftë të ofrojë më shumë se 250 miliardë dollarë, që është shifra e ofruar deri tani ndaj vendeve që ndodhen në vështirësi ekonomike.

Po sipas vlerësimit të Bankës së Anglisë, deri tani taksapaguesit në të gjithë botën kanë shpenzuar 5 trilionë dollarë për të mbështetur financiarisht bankat në të gjithë botën.

Gjithashtu, sipas vlerësimit të bankës, humbjet që nga muaji maj janë dyfishuar. Kjo situatë, për më tepër, pritet që të zgjasë edhe për një periudhë të pacaktuar kohore dhe sipas vlerësimit të bankës është prioritare që "sëmundja" të mos përhapet në vende që ende ruajnë një lloj stabiliteti financiar.

Ndërkohë, si shefi i Bankës Evropiane, ashtu edhe ai i Rezervës Federale parashikojnë ulje të përqindjes së interesit, me shpresën se kjo do të rivërë në lëvizje mekanizmat financiarë dhe do t‘i rikthejë bankat në situatën kur jepnin kredi.

Ndër tregjet më të dëmtuara janë edhe ato të vendeve në zhvillim. Destabilizimi u ka krijuar shumë probleme të cilat do t‘i pengojnë në ecjen përpara.