Site icon Telegrafi

Humbje e madhe për Milanin, Kjaer nuk pritet të luaj më këtë vit

Milani ka marrë një fitore të madhe 0-3 në udhëtim te Genoa.

Por Rossonerët kanë humbur njërin nga lojtarët më të rëndësishëm të tyre, mbrojtësin danez Simon Kjaer.

Qendërmbrojtësi danez u lëndua ndaj Genoas në minutat e para dhe pas katër minutave u zëvendësua.

Në shikim të parë lëndimi duket shumë i rëndë pasi Kjaer ka mbërritur në klinikën Columbus në Milano me paterica për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në gjurin e majtë.

Sipas mediave në Itali, Kjaer ka humbur këtë vit dhe rikthimi i tij pritet të ndodh vetëm në vitin 2022.

32-vjeçari është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të Rossonerëve në repartin defensivë.

Lëndimi i tij i ka shkaktuar kokë dhimbje trajnerit Pioli, pasi Kjaer ishte lider i Milanit në mbrojtje dhe mungesa e tij vëerhet shumë. /Telegrafi.

Exit mobile version