Arsenali duket se në këto kohët e fundit nuk po ka raporte të mira me disa lojtarë, derisa kjo tani po shfaqet edhe në stafin teknik.
Problemi me Mesut Ozilin tashmë është i njohur, pasi gjermani është duke e kërkuar largimin nga klubi për shkak të mos përfshirjes në listën prej 25 lojtarëve në Ligën Premier.
Mikel Arteta ka përpiluar planet e tij për të ngritur skuadrën më lartë, mirëpo janë disa lojtarë që nuk po e pëlqejnë punën e tij, në mesin e tyre edhe Shkodran Mustafi.
Tani, sipas asaj që raporton The Telegraph, drejtori operativ i Arsenalit, Huss Fahmy është i vendosur që të largohet nga The Gunners.
Fahmy është pjesë e klubit që nga viti 2017, duke luajtur një rol kyç në kontratat e reja të lojtarëve dhe në bisedime për transferime të lojtarëve.
Bëhet e ditur se ishte pikërisht drejtori operativ që bini Pierre-Emerick Aubameyangun që të nënshkruajë kontratën e re, mirëpo tani duket se e dëshiron largimin. /Telegrafi/