Telegrafi

Humbje e madhe e OBRM-PDKUM-së, nuk fiton as në komuna që me vite i ka udhëhequr

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka përjetuar humbje të vërtetë në zgjedhjet lokale. Kjo parti ka humbur edhe ato komuna të cilat konsideroheshin si bastione tradicionale. Fitues i zgjedhjeve lokale konsiderohet LSDM, e cila ka shënuar fitore që në rrethin e parë në rreth 40 komuna.

OBRM-PDUKM ka marrur komunat e Sopishtes, Petrovecit, Ilindenit, Çeshinovës dhe Probishtipit. Partia e Gruevskti udhëheq edhe në Shtip për rreth 1 për qind, si dhe në Kavadar dhe Novaci, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-PDUKM-ja ka humbur komunat e Gazi Babës, Butelit, Kisella Vodës, Gjorçe Petrovit dhe Aerodromit, të cilat deri tan kanë qenë nën udhëheqjen e OBRM-PDUKM, por edhe Komunën e Prilepit dhe Manastirit.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, me rreth 60% të votave të numëruara në Bashkinë e Shkupit udhëheq Petre Shilegov nga LSDM, para kandidatit të OBRM-PDUKM-së, Koce Trajanovski.

LSDM ka arritur të fitojë në Butel, Gjorçe Petrov, Haraçinë, Kisella Vodë, Aerodrom, Gazi Babë dhe Shuto Orizare./Telegrafi/