Telegrafi

“Humbja nuk ndryshon objektivat, duam të fitojmë në Euro 2024” – Mbappe harron tronditjen me Gjermaninë

Franca edhe pse shihej si favorit i madh ndaj Gjermanisë në miqësoren e zhvilluar këtë të shtunën, humbi me rezultat 2-0.

Duke folur pas kësaj sfide, ylli i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe u shpreh se pavarësisht kësaj ndeshje, skuadra e tyre ka vetëm një qëllim, fitoren e EURO 2024.

“Ideja mbetet e njëjtë, që është të fitojmë Kampionatin Evropian. Unë mendoj se nuk është e vështirë ta bësh këtë sepse të gjithë këtu kanë të njëjtin qëllim”.

“Ne kemi një grup të veçantë, të bashkuar, jemi shumë të lumtur dhe duam të bëjmë edhe më shumë duke fituar trofe”, ka thënë Mbappe.

Franca luan ndaj Kilit të martën në mbrëmje në ndeshjen e dytë miqësore. /Telegrafi/