Pas humbjes së Kosovës nga Kroacia, ka reaguar edhe Kujtim Shala.
Ish trajneri i Përfaqësueses së Kosovës ka dhënë kritika të rënda ndaj FFK-së si dhe trajnerit Albert Bunjaku.
“’Kjo humbje është e turpshme. Por, nuk është çudi pasi që dihet kush e udhëheq Kosovën. Kroacia ishte fenomenale”.
”Krerët e FFK-së duhet përgjigjur nëse kanë fytyrë, por jo. Ky rezultat është katastrofal”, theksoi Shala.