Telegrafi

Humbja e vendeve të punës, shifra rekord në SHBA

Niveli i papunësisë në SHBA u rrit në 7,2 përqind muajin e fundit të vitit që lamë pas, më i larti në 16 vjetët e fundit. Kompanitë po shkurtojnë vendet e punës, ndërsa konsumatorët kanë ulur shpenzimet me frikën se ekonomia botërore do të mbesë në recession për një kohë të gjatë.

Dje presidenti Obama bëri thirrje për marrjen e masave drastike për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes ekonomike. Papunësia në total gjatë vitit 2008 ishte më e lartë nga ç’pritej, kanë thënë analistët.